Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti i ri kosovar realizon gol të bukur në elitën suedeze

Futbollisti i ri kosovar Edi Sylisufaj ka realizuar një gol të bukur sot në elitën e futbollit të Suedisë.

Sylisufaj 20-vjeçar ka realizuar një gol nga distanca për epërsinë 1:0 të Falkenbergsit nga Helsingborgsi. Ai realizoi në minutën e 4-të. Ndeshja përfundoi 2:2 dhe i takoi xhiros së 9-të të Allsvenskan. Sylisufaj luajti 65 minuta. 

Sylisufaj është raportuar se ka pranuar ftesën për të luajtur për U-21 të Kosovës. Gol në elitën e Suedisë sot ka shënuar edhe Astrit Seljmani. Ai shënoi nga penalltia në barazimin 2:2 të Varbergsit me AIK-un.