Ismet Sinani edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra italiane, AC Milan.
20 vjçari i cili luan edhe për Kosovën, është huazuar tek skuadra e Serie C Sicula Leonzio, pas një viti huazimi tek Juve Stabia.
Sulmuesi i Kosovës është rritur në akademinë e Milanit derisa nuk ka bërë asnjë paraqitje me skuadrën e parë, shkruan ksp.
Kujtojmë që Sinani shihet si një talent premtues për të ardhmen nga drejtuesit rosonerë.