Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locatelli largohet nga Milani zyrtarisht

Skuadra ‘rossonere’ ka bërë të ditur se ka dërguar në huazim te Sassuolo mesfushorin 20 vjeçar, Manuel Locatelli.

Në njoftimin e Milanit, thuhet se Locatelli është dërguar në huazim te Sassuolo, me obligim të blerjes në fund të sezonit, transmeton ksp.

Locatelli ka qenë pjesë e Milanit si fëmijë, ndërsa debutimin për skuadrën e parë e ka bërë në vitin 2016.

Në 48 paraqitje për Milanin, ai ka shënuar vetëm dy gola.