Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti i Holandës akuzohet për transportim të kokainës

Quincy Promes, futbollisti 31-vjeçar i Holandës, është akuzuar për trafikim droge, ka njoftuar zyra e prokurorit në Hagë, shkruan “index.hr” të mërkurën.

Ka të bëjë me një ngjarje të janarit të vitit 2020.

Promes dhe një 31-vjeçar tjetër po ashtu me pasaportë holandeze, po akuzohen për importimin e 1.300 kilogramë kokaine nëpërmjet portit të Antwerpit në Belgjikë.

Në të kaluarën futbollisti i Përfaqësueses së Holandës ishte akuzuar edhe për tentim-sulmi me thikë dhe se ishte i përfshirë në trafikim të drogës dhe aktivitete tjera kriminale.

Promes ka karrierë të pasur futbollistike.

Ai ka luajtur për Twenten, Sevillan dhe Ajaxin deri në vitin 2021.

Edhe Ylli i dikurshëm i Romës e Interit arrestohet për trafikim droge Futboll Ylli i dikurshëm i Romës e Interit arrestohet për trafikim droge

Më pas u transferua te Spartaku i Moskës, pjesë e së cilës skuadër është ende.

Me Përfaqësuesen e Holandës ka zhvilluar 50 ndeshje, ndërsa ka shënuar shtatë gola.