Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet zgjodhën Shqipërinë për shkak të pasaportës

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave debutoi në arenën ndërkombëtare në para-kualifikueset për Kampionatin Botëror “Francë 2019”, ku pësoi tri humbje në po aq ndeshje dhe u mënjanua.

Kosova ishte e hendikepuar, pasi 13 futbolliste kosovare kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, tri prej të cilave, Qëndresa Krasniqi, Arbenita Curri dhe Zelfije Bajrami në momentet e fundit zgjodhën fanellën kuqezi, para bluzës verdh e kaltër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija, ka deklaruar për Sportin në KTV se largimi i disa futbollisteve kosovare drejt Shqipërisë e ka dëmtuar shumë përfaqësuesen kosovare.

Ajo tregon arsyen e vërtetë për futbollistët që zgjodhën Shqipërinë para Kosovës, ani pse thotë se kanë bërë përpjekje që t’i ndalin.

Sa i përket mënjanimit, Fazlija thotë se kanë pasur në dispozicion vetëm 13 lojtare, pasi 6 futbollisteve nuk u është lejuar të luajnë nga FIFA.

Ndeshjen me Shqipërinë, ajo e ka quajtur si përballje lotësh.

Në anën tjetër, edhe trajneri Emin Bajrami, që ka fituar titullin dhe kupën me vashat e Hajvalisë, thotë se Shqipëria e ka dëmtuar shumë Kosovën me marrjen e lojtareve në momentet e fundit.

Sa i përket eliminimit, Bajrami theksoi se arsyeja e humbjeve të Kosovës ka qenë përgatitje jo e mirë fizike.

Kosova ishte në një grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën në para-kualifikueset e Botërorit 2019.

Nga kuqezinjtë humbën 3:2 në minutat shtesë, ndërkaq nga greket u mposhtën 6:0, kurse nga Malta 3:1. Ndryshe, Kombëtarja shqiptare, ku shumica e futbollistëve janë nga Kosova, ka arritur të kualifikohet për fazën tjetër, pasi është renditur e para në grup.