Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët, optimistë për fitore ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe

Vetëm Edon Zhegrova i mungoi Përfaqësueses së Kosovës në stërvitjen e parë të zhvilluar të hënën pasdite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova i nisi përgatitjet me optimizëm të madh për t'ia dalë me sukses në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Vetëm disa familjarë të lojtarëve kishin dalë për ta parë nga afër stërvitjen e parë të Përfaqësueses, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë të premten kundër Azerbajxhanit në Baku, kurse më 10 shtator do të luajë në stadiumin e rinovuar të qytetit të Prishtinës që ka marrë emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se vetëm si grup mund t’i mposhtin Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)