Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Kosovës U17 pësojnë disfatë të thellë

Futbollistet e Kosovës U17 e kanë nisur me humbje të thellë fazën e finale të kualifikimeve për Evropianin “Suedia 2024”. “Dardanet” e reja të mërkurën kanë pësuar me rezultat të thellë 5:0 nga Finlanda.

Turneu i Grupit 2 të Ligës A zhvillohet në Portugali. Në grup me Kosovën janë Portugalia, Finlanda dhe Islanda.

Përfaqësuesen U17 e drejton Sanije Krasniqi.

Për Finlandën shkëlqeu Jelena Todoshchenko, e cila shënoi tri gola përballë futbollisteve të Kosovës. Ajo ishte shënuesja e golit të parë. Realizoi në minutën e 7-të. Më pas Laura Oksanen realizoi golin e dytë në minutën e 49-të. Todoshchenko më pas realizoi edhe dy gola, fillimisht në minutën e 71-të për 3:0, kurse “hat-trickun” e kompletoi pesë minuta më vonë. Golin e pestë e realizoi Bella Aalto në minutën e 77-të.

Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje tjera. Ndeshjen e dytë e luan të shtunën ndaj Portugalisë, kurse të fundit kundër Islandës më 27 shkurt.

Edhe Kosova U17 pëson disfatë edhe nga Portugalia Futboll Kosova U17 pëson disfatë edhe nga Portugalia

Shtatë përfaqësueset e Ligës A do t’i bashkohen Suedisë në turneun final të Evropianit, që mbahet prej 5 deri më 18 maj, derisa skuadrat e fundit në grupe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën B.

Kosova në këtë turne kualifikues po paraqitet me 13 lojtare nga kampionati i Kosovës. Shtatë janë nga klube të ndryshme evropiane.