Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Kosovës U17 mposhten nga Gjermania U17

Futbollistet e Përfaqësueses U17 të Kosovës kanë pësuar disfatë nga Gjermania U17, në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues të rrethit të dytë për Evropianin 2022.

Kosova pësoi disfatë 4:0 nga Gjermania të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Serinë e golave e hapi Jella Veit, në minutën e 54-t. Katër minuta më vonë Maria Steiner realizoi për 2:0, derisa e njëjta lojtare shënoi edhe në minutën e 69-të. Rezultatin përfundimtar e vendosi Paulina Platner. Ajo shënoi golin e katërt në minutën e 77-të.

Ndeshjen e radhës futbollistet e reja të Kosovës të drejtuara nga Kushtrim Munishi e zhvillojnë të shtunën kundër Austrisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00.

Artikuj të ngjashëm