Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Kosovës humbin nga Sllovenia

Futbollistet e Përfaqësuses së Kosovës në futboll kanë pësuar distatë nga Sllovenia. Kosova humbi miqësoren e zhvilluar në Kiper nga Sllovenia me rezultatin 3:1. Erëleta Memeti shënoi golin për Kosovën. Ajo shënoi në minutën e 11-të, që ishte edhe i epërsisë 1:0. Por më pas, Kosova pranoi tri gola për ta humbur miqësoren e luajtur të shtunën.

Në minutën e 37-të, Sllovenia barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Mateja Zver, që shënoi edhe golin e dytë në minutë ne 73-të. Zara Kramzhar shënoi golin e tretë për sllovenet.

Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen vlerësoi paraqitjen e futbollisteve kosovare. Por, ka shtuar se duhet ende punë në fazën defensive.

“Patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë, i ranguar në pozitën e 42-të në FIFA. Ato kanë qenë afër kualifikimit në Evropian, pasi i ka nda vetëm një gol nga pjesëmarrja atje. Por, ne është dashur ta bëjmë një hap më lart. Ne, bëmë një paraqitje shumë të mirë si ekip, por duhet të kemi mbrojtje më të mirë të gjithë si ekip. Duhet ta përmirësojmë këtë pjesë, pasi shihet që në sulme dhe kundërsulme kemi më shumë shtytje”, ka theksuar Andersen.

Ajo insiston se Kosova ka potencial për më shumë.

“E treguam me lojë që kemi mundur të bëjmë më shumë, duke i pasur parasysh rastet që kishim, dy prej të cilave ishin shumë afër golit. Pra, rezultati mund të kishte qenë edhe ndryshe. Gjithsesi, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por që na shërben”, ka thënë tutje Andersen.

Artikuj të ngjashëm