Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futboll, Kosova U17 humb edhe ndeshjen e tretë

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll (femrat) ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e fundit të raundit elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kosova U17, të martën u mposht nga Sllovenia me rezultatin 3:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Përkundër që Kosova shënoi e para dhe shkoi në pushim me epërsi 1:0, nuk arriti t’i rezistojë Sllovenisë që shënoi tre gola në pjesën e dytë.

Golin e vetëm për Kosovën në këtë takim e realizoi Rreze Gashi (38’) nga penalltia kurse për Slloveninë, realizuan Tija Kariq Sostariq, Masa Osojnik dhe Zara Kramzar.

Me këtë humbje, Kosova ka përfunduar e fundit në grupin e pestë pa pikë. Para Sllovenisë, Kosova është mposhtur edhe nga Austria (6:0) e Gjermania (4:0). Ndeshjet e këtij grupi u organizuan në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm