Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli po ia rrezikon primatin bejsbollit në Kubë

Së pari në dhoma të ndenjës nëpërmjet televizorit, e më pas nëpër rrugë, ku thirrjet "gooolll" kanë zëvendësuar atë "strike".

Në një betejë për zemrat dhe mendjet e fëmijëve kubanë, futbolli është duke kërcënuar të rrëzojë bejsbollin nga froni si sporti më i popullarizuar në ishull, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

"Futbolli këtu ishte përtokë dhe tash është duke shkuar në majë si sport nacional", ka thënë Humberto Nicolas Reyes, që ka ushtruar bejsbollistët e rinj në vend për 40 vjet.

Reyes është krenar me lidhjen e tij me yjet e ligës më të fortë të bejsbollit MLB, si Yonder Alonso e Alex Sanchez, të cilët i ka stërvitur kur ishin të rinj.

Mirëpo, duke u përkulur për t'i treguar një fëmije si të kapë topin me dorezën e tij gjatë një stërvitjeje së fundi, ai pranon: "Gati të gjithë kanë shkuar në futboll".

Kjo dukuri po merr hov, ndonëse bejsbolli do të kthehet në lojërat olimpike "Tokio 2020" pas një mungese 12-vjeçare...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)