Gjatë vitit 2017 skuadrat e femrave në futboll janë ngritur për barazi me meshkujt në skenën e përfaqësueses. Por, në Londër është nënshkruar një marrëveshje historike që mund të jetë kyç në luftën për barazi në sport, raporton CNN.
Në Ambasadën Norvegjeze në kryeqendrën e Britanisë së Madhe, Londër, kapitenët e përfaqësueses së Norvegjisë te meshkujt dhe femrat - Stefan Johansen dhe Marjen Mjeldse - dhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Norvegjisë (NFF) e Asociacionit të Futbollistëve në Norvegji (NISO) kanë firmosur marrëveshjen për pagesë të barabartë, që mendohet se është e para e këtij lloji në futbollin ndërkombëtar, transmeton Koha Ditore.
Marrëveshja, sipas federatës norvegjeze, nënkupton një rritje prej 2.5 milionë kronash norvegjezë (260 mijë euro) në vitin 2018 për skuadrën e femrave, ku të dy përfaqësueset do të kenë nga gjashtë milionë krona (610 mijë euro) secila vitin e ardhshëm.
Barazia është arritur pasi 550 mijë krona (rreth 56 mijë euro) që futbollistët e përfaqësueses së Norvegjisë fitojnë nga aktivitetet komerciale janë bartur te skuadra e femrave...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gjykata refuzon kërkesën e futbollisteve amerikane për paga të barabarta me futbollistët
-
Neymar merr më tepër se të gjitha futbollistet në shtatë ligat më të mëdha
-
Mbi 100 mijë njerëz pritën përfaqësuesen e Norvegjisë
-
Norvegjia largohet nga hoteli
-
Probleme financiare e organizative te Senegali para ndeshjes me Norvegjinë