Në zyrën e Jibril Rajoubit në parim janë dy dhoma të bashkuara në mënyrë joperfekte, ku gjysma është dhomë e ndenjës dhe gjysma tjetër si hapësirë pune, ku një tavolinë e madhe është e rrethuar me një flamur të Palestinës dhe një të Federatës së Futbollit të Palestinës.
Dhoma është modeste, ku ka hije të llambave dhe disa gota plastike të kafesë. Muret janë të dekoruara me fotografi, kryesisht fotografi të Rajoubit. Ai ngrihet në këmbë për të përshëndetur gazetarët, ndërsa me dorë tregon nga divani ku duhet të ulen ata. Palestinezët janë të njohur si nikoqirë të mirë, të bëjnë pritje të ngrohtë, por Rajoubi, presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, nuk është aspak i ngrohtë. Ai flet ngadalë. E prezanton veten me gradë ushtarake: gjenerali Jibril Rajoub.
Për të thyer akullin i shtrohet pyetja nëse ai është rritur duke luajtur futboll. Ai përgjigjet, sigurisht se po dhe tregon te një fotografi në mur.
"Unë jam duke luajtur atje", thotë ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kreu i Federatës palestineze thotë se nuk iu dha viza e SHBA-së për të përcjellë Botërorin
-
Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit
-
Selektori i Egjiptit: Kush nuk ndien keqardhje për popullin palestinez nuk është njeri
-
Jep dorëheqje presidenti i Federatës Arabe
-
Disa kryetarë bashkie në Francë ngrenë flamurin palestinez në bashki