Ka kaluar më shumë se një muaj prejse Përfaqësuesja e Koresë së Jugut eliminoi Përfaqësuesen e Gjermanisë në fazën e grupeve të botërorit "Rusia 2018". Dhe në Gjermani ende po e tundin kokën në shenj mosbesimi për atë që ndodhi.
Ata që janë të lidhur me këtë lojë, nuk po mund të besojnë se Gjermania, që në Rusi shkoi si kampione në fuqi dhe pretendente për të mbrojtur titullin, u eliminua pas tri ndeshjeve: me një fitore e dy humbje, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.
Gjatë kësaj jave në Dresden, trajnerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) kanë mbajtur një kongres për të diskutuar se ku ishte gabimi dhe çfarë mund të bëhet për të rregulluar situatën - me një fokus të veçantë në sistemin e zhvillimit të futbollit në këtë shtet.
Pavarësisht nga zhgënjimi që solli Kupa e Botës, Stefan Kuntz, ish-sulmuesi i Gjermanisë, i cili udhëhoqi ekipin U-21 drejt titullit evropian vitin e kaluar, tha se ai e sheh një mundësi në dështimin e Përfaqësueses A në Rusi....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)