Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli e basketbolli mbeten në Kategorinë B

FFK

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Basketbollit e Kosovës kanë mbetur në Kategorinë B.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të mërkurën e ka publikuar renditjen përfundimtare të 34 federatave të kategorizuara për këtë vit. Dy federatat më të mëdha në Kosovë, ajo e futbollit dhe basketbollit kanë mbetur në Kategorinë B.

Në Kategorinë B është edhe Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) me 83.2 pikë. FFK-ja mbetet me 83.5 pikë, ndërsa FBK-ja 80.65 pikë. Vetëm tri federata janë në Kategorinë A - ajo e xhudos, hendbollit dhe volejbollit. 


Zero pikë për rezultatet e FFK-së në garat ndërkombëtare

Federata e Futbollit e Kosovës për organizim të garave ndërkombëtare ka marrë tri pikë, ndërsa zero pikë për rezultatet në garat ndërkombëtare.

Për masivitet ka fituar 34 pikë, derisa për gjithëpërfshirje 1.5 pikë. Për popullaritet ka marrë dy pikë. Dy pikë i ka marrë edhe për traditë, ndërsa për kapacitet gjashtë pikë.

Edhe FFK-ja e FBK-ja shtohen në kategorinë A, por mbesin prapa katër federatave të tjera Sport 5 muaj më parë FFK-ja e FBK-ja shtohen në kategorinë A, por mbesin prapa katër federatave të tjera

Në kriterin për kampionatet ka marrë tetë pikë, ndërsa për status të sportit 27 pikë. Pra gjithsej 83.5 pikë.


Image