Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do ta hapë xhiron e 21-të të Ipko Superligës në futboll, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sot) prej orës 13:30 në Suharekë dhe është e vetmja e kësaj dite, pasi duelet e tjera luhen të mërkurën (6 mars), transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Ballkanit zë vendin e tetë me 27 pikë, dy më pak se Drita që renditet e katërta në tabelë. Ndërkohë të mërkurën janë në program pesë ndeshjet tjera të xhiros së 21-të.
Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:30, me përjashtim të asaj derbi në stadiumin "Fadil Vokrri" ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.
Çiftet e tjera, janë: Gjilani - Llapi, Drenica - Flamurtari, Trepça '89 - Liria e Ferizaj - KEK-u.