Ish-kampioni i Botës në boks, Tyson Fury dy herë sfiduesin për titull të botës, Francesco Pianeta në Belfast në muajin tjetër, raporton BBC.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Fury – Pianeta do të përballen më 18 gusht në “Windsor Park”, që është meçi i dytë i Furyt që nga rikthimi, transmeton Koha.net.
Anglezi 29 vjeçar së fundi kishte mposhtur në qershor boksierin shqiptar Sefer Seferi, duke i dhënë fund mungesës së tij prej 32 muajsh në ring.
“Ndeshja me Seferin është histori dhe Pianeta është një boksier më i mirë se ai. Niveli i tij i kundërshtarëve e tregon këtë”, është shprehur promotori i Furyt, Frank Ëarren.
Pianeta, 33 vjeçar, është ish-kampion i Evropës në ËBO dhe EBU, ndërsa ka fituar me nokaut 21 nga 40 ndeshjet e tij.