Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fundora, boksieri me karakteristika të veçanta, është 69 kilogramë e i gjatë 197 centimetra

Sebastian Fundora po vlerësohet si një prej talenteve më të mëdhenj në kategorinë super-velter (deri 69.85 kilogramë).

Ajo që e dallon më tepër Fundoran është se ndonëse bokson në kategorinë 69.85 kilogramë ai është i gjatë 197 centimetra. Po ashtu është majtak.

Fundora të shtunën mbrëma në Kalifornia ka shënuar edhe fitoren e 17-të në boksin profesionist, karshi një barazimi.

Ai e nokautoi në raundin e katërt Jorge Cotan e Meksikës. Për Fundoran 23-vjeçar është fitorja e 12-të me nokaut.