Arsenal – Liverpool është superdueli i xhiros së 11-të nga Premier League, që zhvillohet të shtunën në Londër nga ora 18:30.
Është dueli i dy ekipeve më në formë në ligë, transmeton KTV.
“Topçinjtë” nuk kanë humbur në 12 ndeshje rresht në të gjitha garat, 8 prej tyre në ligë, derisa vijnë nga barazimi me Crystal Palace.
Liverpooli është njëra nga tri skuadrat e Premier Leagues, që ende në këtë sezon nuk ka pësuar humbje. Së bashku me Cityn, The Reds kryesojnë në tabelë me 26 pikë, nga 8 fitore e dy barazime.
Ekipi i Jurgen Kloppit ka mbrojtën e dytë më të mirë në ligë, me vetëm katër gola të pësuar, ndërsa Arsenali ka pësuar 13 gola.
Në pesë ndeshjet e fundit, edhe Liverpooli nuk di për humbje ndaj Arsenalit, duke shënuar tri fitore dhe dy barazime.
Unay Emery ende nuk është i sigurt nëse do të mund të angazhojë mbrojtësit Nacho Monreal, Bellerin dhe Kollashinac.
Nga ana tjetër te Liverpooli do të mungojnë mesfushorët Jordan Henderson dhe Naby Keita.
Në takimet e tjera të fundjavës, Manchester City është nikoqir i Southamptonit,
Manchester United, do të jetë mysafir i Bournemouthit, Tottenhami udhëton te Wolves dhe Chelsea në shtëpi e pret Crystal Palace-in.