Fulhami ka fituar finalen e pasur kundër Aston Villas, për t’u kthyer në Premier Ligë pas disa vitesh mungesë.
Heroi i finales në vlerë prej 160 milionë funteve ishte Tom Cairney që realizoi në minutën e 23 të takimit dhe ishte vendimtari që Fulhami të kthehet në Premier Ligë.
Ata në finalen e Championshipit mposhtën ekipin e John Terryt që shpresonte për një rikthim në Premier Ligë pas largimit nga Chelsea.