Sport

Fulhami bie nga liga

Humbja nga Watfordi në “Vicarage Road”, i kushtoi rëndë Fulhamit

Fulhami edhe zyrtarisht nga edicioni i radhës do të bëjë gara në rangun e dytë të futbollit anglez, kur i kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund, transmeton KTV.

Të martën, Fulhami duhej ta shmangte humbjen nga Watfordi, por nuk e bëri një gjë të tillë, madje u mposht me rezultat të thellë, 4:1.

Fulhami shpenzoi më shumë se 100 milionë funte në 12 futbollistë të rinj gjatë verës së kaluar, por kualiteti i tyre la shumë për të dëshiruar në gjithë sezonin.

Nga edicioni i radhës, ata do të bëjnë gara një rang më poshtë së bashku me Huddersfieldin, dhe data 2 prill shënoi datën më të hershme të dy klubeve që largohen nga elita e futbollit anglez.