Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur të tërheq kandidaturën për organizimin e ndeshjes së Superkupës së Evropës në futboll në stadiumin “Ari Albania” në Tiranë.
FSHF në një komunikatë për media ka njoftuar se do të fokusohet në kandidaturën për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022 në Tiranë.
“Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales të një kompeticioni të ri evropian në Tiranë, që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut kësaj dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka vendosur të tërheq kandidaturën për të organizuar Superkupën e Evropës. Vendimi lidhur me organizatorin e finales të Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Organizativ i UEFA-s”, është thënë në komunikatë të FSHF-së të hënën.
-
Rritja e madhe e Shqipërisë në futboll
-
Tjetër sukses i FSHF-së, organizon Evropianin U17
-
UEFA dërgon delegacion në Tiranë para zgjedhjeve për president të FSHF-së
-
Tirana do ta organizojë finalen e edicionit të parë të UEFA Europa Conference League
-
FSHF-ja kërkon që finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet me tifozë