Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Froome tenton dyshen historike brenda vitit

Kampioni i katërfishtë i "Tour de France", çiklisti britanik Chris Froome, ka konfirmuar se do të garojë këtë vit edhe në "Vuelta a Espana" në ndjekje të dyshes historike.

Froome 32-vjeçar fitoi titullin e katërt të "Tour de France" të dielën në Paris, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Asnjë çiklist nuk e ka fituar "Tour de France" dhe "Vueltan" në të njëjtin vit, që kur gara spanjolle ndërroi terminin nga prilli për në gusht apo shtator në vitin 1995.

"Unë e kam rastin dhe sigurisht se do të tentoj të arrij këtë", ka thënë çiklisti i Team Sky, që përfundoi i dyti në Vuelta në tri raste...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm