Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fritz eliminon Molcan

Taylor Fritz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka avancuar në raundin e katërt të “Wimbledonit” për herën e parë, pasi fitoi pa telashe ndaj Alex Molcanit.

Bartësi i 11-të i turneut, Fritz, fitoi ndaj sllovakut 3:0 në sete, 6:4, 6:1 dhe 7:6.

Kundërshtari i tij i radhës do të jetë Jason Kubler i Australisë. Do të jetë meç i vlefshëm për kualifikim në çerekfinale.

Kubler fitoi ndaj amerikanit Jack Sock, 6:2, 4:6, 5:7, 7:6 dhe 6:3, në raundin e tretë të turneut.

24-vjeçari Fritz realizoi 20 ase.