Freiburgu pa telashe ka triumfuar në udhëtim te skuadra e Olympiacosit.
Dueli i luajtur të enjten mbrëma në Greqi, ka përfunduar me fitoren e ekipit nga Gjermania me shifrat 3:0. Kjo ndeshje i ka takuar Grupit G të Ligës së Evropës, të cilit i prinë Freiburgu me gjashtë pikë pas dy xhirove të luajtura.
Nicolas Hofler (5’) e Michael Gregoritsch (25’, 53’) ia siguruan fitoren Freiburgut, që ia shkaktoi humbjen e dytë rresht Olympiacosit në këtë garë.
Ndërkohë, fitoren e parë në këtë grup e ka regjistruar skuadra e Qarabagut që e mposhti në shtëpi me rezultatin 3:0 Nantesin e Francës.
Artikuj të ngjashëm