Futboll

Freiburgu fiton ndaj Baselit

Freiburgu fiton ndaj Baselit

Freiburgu e ka mposhtur Baselin në ndeshjen e parë të fazës së ligës, në Ligën e Evropës. 

Skuadra gjermane fitoi 2:1 ndaj asaj zvicerane. 

Patrick Osterhage në minutën e 31-të dhe Maximilian Eggestein në minutën e 57-të shënuan për 2:0. 

Baseli e rriti ritmin e lojës në pjesën e dytë dhe e ngushtoi rezultatin me Philip Otelen në minutën e 84-t, por pa bërë diçka më shumë. 

Kapiteni Xherdan Shaqiri e kompletoi ndeshjen te Baseli, ndërsa Albian Ajeti luajti deri në minutën e 72-të. 

Dion Kacuri ishte në bankën rezervë.