Sport

Fred po humb deri në tre kilogramë në një ndeshje Botërori

Mesfushori i Brazilit, Fred mund të kthehet te Manchester Unitedi me peshë më të lehtë në fund të këtij muaji.

Kjo për shkak se ai po i humb deri në tre kilogramë në një ndeshje të Kupës së Botës për shkak të angazhimit të madh në fushë.

Kështu, ka shkruar të premten tabloidi anglez “The Sun”. 29-vjeçari po tregohet i pandalshëm në fushë dhe këtë e dëshmoi në fitoret e Brazilit ndaj Serbisë e Brazilit, ku ishte lojtari me më së shumti kilometra të vrapuara.

Angazhimi i tij i madh në lojë, por edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në Katar, kanë bërë që Fred të bie në peshë. Fizioterapueti i Brazilit, Guilherme Passos ka bërë të ditur se Fred është lojtari më i lehtë në ekipin e trajnerit Tite, me vetëm 67 kilogramë.

Mirpëo, ai ka paralajmëruar se Fred mund të bie edhe më shumë në peshë duke pasur parasysh intensitetin e tij në ndeshje dhe stërvitje.

Megjithatë, Fred do të pushojë për ndeshjen e fundit të Grupit G që Brazili e luan në mbrëmje kundër Kamerunit për të mos e mbingarkuar sistemin e tij. Ai po ashtu, po merr edhe vitamina shtesë për t’u rimbushur pas ndeshjeve rraskapitëse që i ka pasur deri më tani.