Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, po mungon sonte në ndeshjen që ekipi nga Suhareka po e luan ndaj Klaksvikut në Ishujt Farore.
Ky është dueli i kthimit i rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Frashëri ka thënë për KOHËN se arsyeja e mungesës ka të bëjë me gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe se nuk ka asgjë tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka katër ditë që nuk kam stërvitur me ekipin dhe nuk kam mundur të jem me grupin në ndeshjen e sotme pasi kam qenë jo mirë me shëndetin. Nuk ka asgjë tjetër. Jam duke e parë ndeshjen në televizor”, u shpreh Frashëri. Stivi Frashëri ka qenë titullar i padiskutueshëm te Ballkanit, por në tri ndeshjet e fundit vendin e tij e ka zënë Damir Lulanoviq. Pas pjesës së parë rezultati është 0:0.