Stivi Frashëri duket që e ka humbur vendin e titullarit te Ballkani. Portieri Frashëri nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e kaluara evropiane. Nuk është as për ndeshjen e sotme ndaj Klaksvikut në Ishujt Faroe.
Porta i është besuar sërish Damir Lulanoviqit. Ndërkohë Frashëri nuk është as në stol. Ballkani nuk ka lëshuar ndonjë njoftim për ndonjë lëndim eventual të tij.
KOHA ka mësuar që Frashëri mbeti shumë i pakënaqur dhe ishte i befasuar për mosaktivizim në dy takimet e kaluara.a
Artikuj të ngjashëm