Portieri Stivi Frashëri ishte titullar në fitoren historike të Ballkanit ndaj Shkupit.
Ai pas ndeshjes ka thënë se është momenti më i mirë në gjithë jetën e tij dhe në karrierë po ashut.
“Hera e parë në jetën time që e provoj një gjë të tillë. Është momenti më i vështirë dhe më i bukur që kam kaluar në gjithë karrierën time. Nuk mund ta besoj. Sigurisht që e kemi menduar këtë sukses, kemi punuar, kemi ëndërruar çdo moment. Por, që do të vinte deri këtu, nuk e kemi llogaritur. Ja arritëm dhe ja ku jemi sot, në grupe. Çdo gjë është eksperiencë, edhe faza e grupeve. Besoj që do të rritemi nga ana profesionale. Shpresoj të rritemi akoma më shumë. Ajo që dua është që ne ta shijojmë çdo moment, në maksimum. Kam dhënë maksimumin sa herë që kam veshur këtë fanellë. Do të jap më të mirën gjithmonë”, theksoi gardiani i suharekasve.