Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frankfurti i pandalshëm në Bundesligë

Eintracht Frankfurti ka vazhduar formën më të mirë në Bundesligë në 25 vjet.

Frankfurti të shtunën fitoi tjetër ndeshje, madje bindshëm.

Me rezultatin 3:0 e mposhti Schalken në kuadër të xhiros së 16-të, në “Deutsche Bank Park”.

Danezi Jesper Lindstrom shënoi për epërsinë e parë të vendësve në minutën e 22-të.

Sulmuesi Rafael Borre dhe mbrojtësi Buta, realizuan dy golat tjerë në fund.

Në minutën e 84-t, Borre u asistua nga Lindstromi për 2:0, kurse Buta shënoi në minutën e parë të kohës shteë.

Frankfurti me 30 pikë, i afrohet Bayernit lider në Bundesligë në vetëm pesë pikë.

Schalke që pësoi disfatën e dytë rresht, mbetet në pozitën e fundit me nëntë pikë.

Te Frankfurti në bankën rezervë në këtë duel ishte portieri shqiptar, Diant Ramaj.

Artikuj të ngjashëm