Skuadra gjermane që është fituese në fuqi e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurti, ka shënuar fitoren e parë në Grupin D.
Të martën mbrëma, Frankfurti fitoi në udhëtim te skuadra Marseille me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për gjermanët e realizoi danezi 22-vjeçar Jesper Lindstrom, në minutën e 43-të të ndeshjes.
Në minutën e 79-të për Frankfurtin shënoi edhe Daichi Kamada, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Frankfurti me tre pikë pozicionohet e tretë. Tre pikë i ka edhe Tottenhami në vendin e dytë, por skuadra angleze ka goldallim më të mirë.
Marseille mbetet pa pikë në vendin e fundit pas dy ndeshjeve.
Artikuj të ngjashëm