Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frankfurti fiton kupën gjermane, mposht Bayernin

Eintracht Frankfurti ka mposhtur kampionin gjerman Bayern Munich për të fituar Kupën Gjermane DFB.

Frankfurti ishte skuadra që avancoi e para në ndeshjen që përfundoi me rezultat 3-1. Kroati Ante Rebiq në minutën e 11 shënoi për rezultatin 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në minutën ’53, ishte Robert Lewandowski që barazoi rezultatin. Gjithçka shkoi baras deri në minutën ’82 kur Rebiq sërish shënoi për të kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Për të vulosur fatin e këtij takimi u përkujdes fqinji i tij, serbi Mijat Gaçinoviq në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes.