Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca mposht me lehtësi Kazakistanin

Franca ka shënuar fitore e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Gjelat” kanë shënuar fitore të dielën ndaj Kazakistanit si mysafirë me rezultatin 2:0. Ky takim u dominua nga francezët që kishin mundësi të mira shënimi.

Në minutën e 19-të Ousmane Dembele kaloi në avantazh udhëtuesit në 1:0. Në minutën e 44-të Franca dyfishoi rezultatin në minutën e 44-të me autogolin e shënuar nga Sergiy Maliy për 2:0.

Në pjesën e dytë francezët kishin mundësi të mirë shënimi nga pika e bardh. Në minutën e 73-të Kylian Mbappe dështoi ta mposht portierin Aleksandr Mokin, që priti me sukses penalltinë.

Me këtë fitore Franca në grupin D, është në pozitën e parë me katër pikë të tubuara derisa Kazakistani në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Artikuj të ngjashëm