Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca me fanella të veçanta kundër Argjentinës

Përfaqësuesja e Francës po shpreson të ketë fat ndaj Argjentinës në ndeshjen finale të Botërorit sikur katër vjet më parë.

Në finalen e së dielës, Franca do të paraqitet me fanellat që triumfoi në finalen e Rusisë ndaj Kroacisë.

Francezët kanë vendosur që ndaj Argjentinës të paraqiten me uniformë të kaltër, e cila ua solli suksesin para katër vjetësh.

Këtë set të fanellave, Franca nuk e ka përdorur fare në turneun e Katarit, në të cilin regjistroi pesë fitore e një humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Deri më tani, Franca ka luajtur me fanellë të kaltër dhe shorce të bardha, por në finalen me Argjentinën do të paraqitet vetëm me ngjyrë të kaltër, përfshirë edhe çorapet.

Ndërkohë, Argjentina luan si vendase në finale dhe do të paraqitet me uniformën ikonike të fanellave me të cilat ka luajtur në Katar.

Si Franca, ashtu edhe Argjentina po shpresojnë ta fitojnë për herën e tretë titullin e botës.

Artikuj të ngjashëm