Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fortuna interesohet për Paqaradën

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada pritet të mbetet në Bundesliga 2. Futbollisti i krahut të majtë është ndarë me Sandhausenin pas gjashtë vjetësh, por për shërbimet e tij po shfaq interesim Fortuna Duesseldorfi.

Fortuna nuk ia ka dalë të sigurojë mbetjen në Bundesligë, ndërsa planifikon ndryshime të mëdha në mbrojtje. Një prej lojtarëve që i synon është Paqarada, ka shkruar gazeta e madhe gjermane, Kicker, të hënën pasdite.

Fakti se Paqarada është pa kontratë rrit opsionet për të. 25-vjeçari luan për Kosovën prej vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm