Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germaini dominon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve.

Fitorja 5:0 e Paris Saint-Germain ndaj Anderlechtit, mbrëmjen e të martës ia siguroi kualifikimin tutje ekipit të Unai Emeryt.

Francezët vijojnë me paraqitjet e shkëlqyera, teksa këtë herë dominojnë edhe 11-shen më të mirë të javës, në Ligën e Kampionëve me tre futbollistë, transmeton KP.

Formacioni i faqes WhoScored.com, ka futbollistë të disa skuadrave si Tottenham, Sevilla dhe Shakhtar Donetsk që përfaqësohen me nga 2 futbollistë, ndërsa Manchester City dhe Qarabag me nga një.

Image