Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare: United – Barcelona

Foto: Reuters

Ethet e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte, me dy duele tjera tejet interesante të çerekfinaleve, United – Barça dhe Ajax – Juventus.

Manchester United në “Old Traffordin” gjigant është nikoqir i Barcelonës, me super-yllin në formë, argjentinasin Lionel Messi, transmeton Koha.net.

Vetëm një fitore e kanë arritur “Djajtë e Kuq” në tetë duele kundër “Blaugranas”, që i ka fituar dy finale të Ligës së Kampionëve pikërisht ndaj këtij ekipi, në vitin 2009 dhe dy vite më pas.

Trajneri i Unitedit sonte nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Baillyt, Darmianit, Sanchezit e Valencias që janë të dëmtuar.

Valverde, nga ana tjetër, nuk do të ketë probleme të mëdha në këtë aspekt, pasi i mungon vetëm Rafinha.

Kjo ndeshje nis në ora 21:00.

Edhe Barça – United, formacionet zyrtare Sport Barça – United, formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare janë këto:

Unitedi:

Image

Barça:

Image