Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare Barcelona – Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do ta zhvillojnë nga ora 21:00 ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Barcelona e fitoi ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” 1:0. Të dyja skuadrat në fundjavë shënuan fitore të mëdha në fundjavën e La Ligas.

Barcelona mposhti Elchen 4:0, kurse Real Madridi fitoi 6:0 ndaj Real Valladolidit. Fituesi i këtij takimi do të luajë kundër Osasunas, që mposhti Athletic Bilbaon në “San Mames” të martën mbrëma, 2:1, pas vazhdimeve. Barcelona do të jetë pa Andreas Christensenin, Pedrin, Frenkie de Jongun dhe Ousmane Dembelen.

Ndërkohë, te vizitorët nuk do të luajë Ferland Mendy. Antonio Rudiger dhe Mariano Diaz kanë udhëtuar, por janë në dyshim për të luajtur. Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen, Araujo, Busquets, Lewandowski, Alonso, Kessie, Roberto, Raphinha, Kounde, Balde, Gavi.

Formacioni i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modriq, Camavinga, Valverde, Vinicius Jr, Rodrygo.