Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare Manchester United – Barcelona

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të duelit derbi mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës.

Unitedi e Barcelona zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/16 së finales së Ligës së Evropës. Ndeshja e parë në “Camp Nou” u mbyll me rezultatin 2:2. Trajneri i Unitedit ka bërë katër ndryshime në formacionin titullar nga fitorja 3:0 ndaj Leicester Cityt.

Raphael Varane, Aaron Wan-Bissaka, Casemiro dhe Jadon Sancho, do të luajnë në vend të Victor Lindelofit, Diogo Dalotit, Marcel Sabitzerit dhe Alejandro Garnachos. Formacioni titullar i Manchester Unitedit: De Gea, Shaw, Martinez, Varane, Wan-Bissaka, Casemiro, Fred, Sancho, Fernandes, Rashford, Weghorst.

Katër ndryshime në formacion nga fitorja 2:0 ndaj Cadizit, ka bërë edhe trajneri Xavi Hernandez i Barcelonës. Titullar te Barcelona do të jenë Ronald Araujo, kapiteni Sergio Busquets, Franck Kessie dhe Raphinha. Formacioni titullar i Barcelonws: Ter Stegen, Araujo, Christensen, Kounde, Balde, De Jong, Busquets, Kessie, Roberto, Lewandowski, Raphinha.