Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden së shpejti me kontratë të re te City

Mesfushori Phil Foden pritet që së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Manchester Cityt.

Bëhet e ditur se negociatat mes palëve tashmë kanë filluar, dhe te City po shpresojnë që marrëveshjen ta zyrtarizojnë brenda këtij muaji.

Foden 21-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024, por krerët e klubit po duan ta mbajnë mesfushorin e Anglisë të paktën deri në vitin 2026.

Foden këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Cityn për shkak se ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.