Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden e Vinicius me të arritura të veçanta

Me 21 vjet, Phil Foden është anglezi i dytë që ka shënuar gol në gjysmëfinale të Championsit ende pa i mbushur 22 vjet. Ëayne Rooney kishte shënuar dy herë në fitoren 3:2 të Manchester Unitedit ndaj Milanit, më 24 prill të vitit 2007 në Old Trafford.

Fodeni shënoi golin e tretë të Manchester Cityt që tani po udhëheq 4:2 ndaj Real Madridit.

Ndërkohë Vinicius Junior është braziliani më i ri që ka shënuar në gjysmëfinale të Championsit. Edhe Viniciusi është 21-vjeçar. Ai po ashtu është lojtari i dytë më i ri i Realit që ka shënuar në gjysmëfinale të Championsit. Nicolas Anelka ishte më i ri kur shënoi në vitin 2000.