Ish-futbollisti i Shpresave të Kosovës, Florent Hasani ka qenë vendimtar për skuadrën e tij, Diosgyor, në ligën elite të Hungarisë.
21-vjeçari, në minutën e 63-të shënoi golin e vetëm për Diosgyorin, që të shtunën mposhti Puskas Academyn, me rezultat 1:0, transmeton KTV.
Hasani luajti titullar deri në minutën e 81-të, kurse në anën tjetër te Puskas Academy nga minuta e 30-të u inkuadrua në fushë, Liridon Latifi.
Për ish-mesfushorin e Trepçës ’89, ky ishte goli i pestë në 21 paraqitje, derisa ka kontribuar edhe me një asistim.
Me këtë fitore Diosgyori është larguar nga pozita e parafundit, që nuk siguron mbijetesën në elitën e futbollit hungarez.