Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flick firmos kontratën e re me Bayernin

Foto: FC Bayern

Trajneri gjerman Hansi Flick ka firmosur kontratën e re me Bayern Muenchenin, të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023, shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman.

Flick 55-vjeçar ka firmosur kontratën e re të enjten në zyrat e bordit të klubit gjerman.

Flick ishte emëruar trajner i përkohshëm i klubit, por pas rezultateve të mira atij i është ofruar kontrata e re afatgjate.