Një grua është paraqitur në një televizion brazilian me akuzat se është përdhunuar nga ylli i futbollit, Neymar.
Najila Trindade, që ka paditur lojtarin për përdhunim, ka thënë për “SBT Brasil” se incidenti i 15 majit në një hotel në Paris ishte “sulm bashkë me përdhunim”.
Trindade në intervistë ka thënë se braziliani i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale dhe se “Neymari ishte agresiv, e krejtësisht ndryshe nga djali me të cilin isha njohur përmes mesazheve”.
Exclusivo! Modelo que acusa Neymar de estupro fala com Roberto Cabrini. Hoje, às 19h45, no #SBTBrasil pic.twitter.com/ZDqoFJlOIe
— SBT Jornalismo (@sbtjornalismo) June 5, 2019
Pos intervistës, është publikuar edhe një video në të cilën duket të jetë dyshja në një dhomë hoteli.
Aty shihet se gruaja rrah burrin në video, ndërsa aty dëgjohet se gruaja bërtet duke thënë se “do të ta kthej rrahjen e mbrëmshme”.
EXCLUSIVO! Assista ao vídeo da suposta briga entre Neymar e modelo que o acusou de agressão e estupro #JornalismoRecord #JornalismoVerdade pic.twitter.com/0K7N4mZe2X
— Record TV (@recordtvoficial) June 6, 2019