Sport

Flamurtari – Prishtina, më 27 mars

Foto: Koha

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Tri ndeshjet e para të fazës së tretë, do të zhvillohen të shtunën, kurse të dielën do të jenë dy ndeshje, derisa ndeshja Flamurtari – Prishtina do të zhvillohet më 27 mars për shkak të ruajtjes së stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e Kosovës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Të shtunën do të përballjen Llapi – Ballkani, Drita – Liria dhe Drenica – Ferizaj, kurse të dielën Feronikeli – Trepça ’89 dhe Gjilani – KEK-u.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 14:00.