Të shtunën nis edicioni i ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar FFK-ja.
Të martën është caktuar termini i ndeshjeve të xhiros së parë. Kështu të shtunën janë tri ndeshje e tri të tjera të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet e xhiros së parë fillojnë në orën 17:00. Kampioni Feronikeli nis mbrojtjen e titullit me përballjen rajonale ndaj Drenicës. Ndeshja luhet në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.
Të shtunën është edhe derbi prishtinas mes Flamurtarit e Prishtinës, ndërsa në Podujevë takohen Llapi e Vushtrria.
Ndeshjet e së dielës janë: Drita - Ferizaj, Trepça '89 - Gjilani dhe Dukagjini - Ballkani.