Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flamurtari përforcohet me Islamin dhe Talloviqin

Dy futbollistët nga Mali i Zi, Ernest Islami dhe Danin Talloviq, do të jenë pjesë e Superligës së Kosovës për edicionin e ri, ka njoftuar për KTV-në Agim Hasani.

Të dy mesfushorët, të hënën, janë prezantuar me fanellën e Flamurtarit të Prishtinës, raporton “Sporti në KTV”.

Islami së fundi ka luajtur për Beranen, derisa Talloviq te Rudari në Ligën e Malit të Zi.

Ekipi kuqezi nga Prishtina më herët ka bërë edhe disa transferime.