Zyrtarë të klubit të futbollit Flamurtari, e kanë vlerësuar shqetësuese situatën nëpër të cilën po kalon futbollisti serb, Ilija Iviq.
Futbollistit serb, të premten, i janë përjashtuar prindërit nga puna, nëna nga Komuna e Graçanicës, kurse babai nga sistemi arsimor, pasi atij iu bë ftesa për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës (U19).
“Me shqetësimin më të madh jemi duke e përcjell situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit, Ilija Iviq, të orkestruara nga qarqe të caktuara politike. Ne si klub, jemi në koordinim me instancat relevante për hapat e mëtejmë, njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet në komunikatën e klubit Flamurtari.
Iviq ka kohë që luan për Flamurtarin.
-
FFK: Pasi zgjodhi Kosovën prindërit e futbollistit serb Iviq largohen nga puna
-
Të rinjtë serbë në Kosovë me vështirësi po merren me sport
-
Ambasadori italian viziton futbollistin serb të Flamurtarit
-
Iviqit s’i bëjnë përshtypje reagimet, tek Flamurtari ndihet si në shtëpi
-
Pas fyerjeve, kërcënimeve dhe mbetjes pa punë të nënës së tij, Iviqi thotë se i intereson vetëm futbolli