Fjolla Qunajt iu deshën vetëm pak minuta për ta bindur trajnerin Besim Brahimi ta pranonte në klubin e boksit Gollaku, në Prishtinë. Goditjet në thes ishin të forta dhe të shpejta, kujton Brahimi ditën e parë të paraqitjes së Qunajt.
Por për 15-vjeçaren ishin goditje normale. I kishte mësuar shumë më herët - qysh në shkollë fillore, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Punën e të rrahurës nuk e kam pasur problem. Jam rrahur si e vogël në shkollë me nxënës", thotë Quni.
Dëshira për t'u marrë me boks i kishte lindur që në fëmijëri. Por vetëm kur i mbushi 14 vjeç ajo pati mundësinë të shfaqë gjithë talentin e saj, meqë më herët nuk kishte klub që merrej shumë me trajnimin e femrave.
Qunaj në klubin e boksit Gollaku, pjesë e së cilës është edhe kampionia e Evropës për të reja për vitin 2016, Donjeta Sadiku, u regjistrua nëntë muaj më herët, pasi shteti i Gjermanisë vendosi ta kthejë atë dhe familjen e saj në Kosovë.... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.